|
|
Portali » 2009 » Tetor » 31 » Së shpejti smartbook nga Asus
13:51:53 Së shpejti smartbook nga Asus |

Asus gjatë tremujorit të vitit të ardhshëm do të lëshojë në shitje kompjuterin e vet smartbook me Android të bazuar në Snapdragon.
Kryeshefi ekzekutiv i Asus Jerry Shen ka paralajmëruar fillimin e shitjes së smartbookut të parë të kompanisë. Sipas tij, pajisja do të del në sirtarët e dyqaneve gjatë tre muajve të parë të vitit 2010.
Pajisja është e bazuar në procesorin Snapdragon të Qualcomm, e për sistem operativ shfrytëzon atë Android nga Google.
Sipas paralajmërimeve, çmimi do të mund të ishte rreth 185 dollarë, respektivisht gjysmë çmimi e një netbooku mesatar të bazuar në procesorin Atom. Të dhënat e plota të pajisjes ende nuk janë publikuar.
Supozohet se koha e paraqitjes zyrtare të smartbookut nga Asus do të jetë panairi i radhës i elektronikës shpenzuese CES |
|
Category: Lajme nga Teknologjia |
Views: 21 |
Added by: mili
| Rating: 0.0/0 |
|
 |
Copyright qMpgrup.com © 2009 |
 |
|
|