|
|
 |
|
 |
Portali » Arkiva e lajmeve
« 1 2 3 4 5 ... 209 210 »
Asus gjatë tremujorit të vitit të ardhshëm do të lëshojë në shitje kompjuterin e vet smartbook me Android të bazuar në Snapdragon.
Kryeshefi ekzekutiv i Asus Jerry Shen ka paralajmëruar fillimin e shitjes së smartbookut të parë të kompanisë. Sipas tij, pajisja do të del në sirtarët e dyqaneve gjatë tre muajve të parë të vitit 2010.
Pajisja është e bazuar në procesorin Snapdragon të Qualcomm, e për sistem operativ shfrytëzon atë Android nga Google.
|
Interneti pritet t’i nënshtrohet një prej ndryshimeve më të mëdha prej dekadash. Bëhet fjalë për miratimin e adresave të faqeve elektronike jo vetëm me germa latine.
Presidenti i Korporatës për Caktimin e Emrave të Adresave në Internet thotë se ka shumë shanse që votimi i sotëm të lejojë adresa interneti të shkruara me germa të tilla si ato arabe, koreane, japoneze, greke, hindu dhe cirilike.
|
Sony Ericsson ka lansuar celularin e saj të hollë dhe tërheqës, që quhet Aino. Pajisja, që lejon përdoruesit të qasen prej së largu në përmbajtjen që kanë në PS3, është gjithashtu në gjendje të transferojë media me PC përmes një lidhje standarde Wi-Fi. Aino veçohet me një ekran 3 inç të ndjeshëm në prekje (16.7 milion ngjyra), kamerë me 8.1 megapiksel, audio transmetim Stereo Bluetooth dhe me një FM Radio. Përveç kësaj, Aino përmban një media shfletues me navigim 3D (djathtas, majtas dhe në thellësi), dhe gjithashtu ka një UI prekëse që lejon përdoruesit që me shpejtësi të shfletojnë para dhe prapa gjësende të ndryshme
|
Edhe pse kohët e arritura në stazën Nurburgring Nordschleife nuk janë asnjë lloj treguesi zyrtar, megjithatë janë interesante të përdoren si krahasim. Qëmoti vlen rregulla se secili automjet është i shpejt nëse mund të kalojë 21 kilometra për më pak se tetë minuta. Porsche ka njoftuar se automjeti i tyre i ri serik 911 GT3 RS këtë e ka bërë për 7:33 minuta, që është një e dhënë mbresëlënëse, por më i dobët sesa ai i Nissan GT-R që këtë rrugë e ka kaluar për 7:27.
|
Po plotësohet tregu i telefonave të mençur edhe me një pjesëtar të kësaj kategorie. Motorola ka paraqitur pajisjen e emëruar Droid, e nëse nuk gabohemi, ky është vetëm fillimi i serisë me të njëjtin emër. Motorola Droid përmban të gjitha karakteristikat dhe shtojcat të cilat do të mund t'i nevojiteshin një përdoruesi të flaktë të një telefoni të mençur. Qasja në shërbimet e internetit është e mundësuar në një varg mënyrash. Droid ka tastierë të plotë në mënyrë që t'i përmbush nevojat e njerëzve që shkruajnë shpejt, e pasi që si platformë softuerike përmban Android nga Google, përdoruesve u është mundësuar edhe qasja në dyqanin online të aplikacioneve, ku edhe mund t'i shkarkojnë ato.
|
Nëpërmes kompanive dhe rrjeteve të shitjes, kompania rajonale Login Systems do të bëj shpërndarjen e Windows 7 në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Të mërkurën Login Systems, që është importues regjional dhe distributor i produkteve, zgjedhjeve të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit , ka njoftuar se tani është gati të bëj shpërndarjen e sistemit operativ më të fundit të Microsoft – Microsoft Windows 7. Lansimi botëror i Microsoft Windows 7 është bërë në të njëjtën kohë kur Login Systems është gati për shitje në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Përdoruesit do të mund të blejnë sistemin operativ përmes blerjes së kompjuterëve të rinj në versionin OEM tek partnerët e Login Systems, pastaj edhe te kompanitë që tashmë kanë Microsoft Volume Licensing apo përmes kopjeve individuale në shitore të elektronikës dhe kompjuterëve në Kosovë e Maqedoni.
|
Nga Dell vjen kompjuteri i parë tablet i dedikuar për përdorim në kushte të vështira të punës dhe me vete sjell ekranin prej 12.1 inçësh multi-touch. Pas këtij emri bukur të çuditshëm Dell Latitude XT2 XFR fshihet një kompjuter i fuqishëm. Bëhet fjalë për një tablet i cili vjen me ekran 12.1 inçësh me mundësi multi-touch të paketuar në një shtëpizë shumë të qëndrueshme.
|
|
 |
Copyright qMpgrup.com © 2009 |
 |
|
|